×
Secondary Adv

Kina po nderton trenin e pare supersonik me vakum

Share on Google+

Kompania Geely së bashku me një tjetër firmë Kineze janë bashkuar për të ndërtuar sistemin, i cili pritet të pasqyrojë nga afër teknologjinë e shumëpritur Hyperloop.   

 

Geely dhe Korporata e Shkencës dhe Industrisë së Hapësirës ​​ajrore Kineze (CASIC) do të punojnë së bashku për të ndërtuar sistemin, i cili pritet të pasqyrojë nga afër teknologjinë e shumëpritur Hyperloop i parashikuar të zhvillohet nga manjatë të teknologjisë si Elon Musk dhe Richard Branson. Kina tashmë drejton linjën hekurudhore më të gjatë në botë me shpejtësi të lartë dhe po kërkon të ndërtojë rrjetin e vet të transportit supersonik. 

 

Planet për partneritetin përshkruajnë kombinimin e dy teknologjive, levave magnetike për të eliminuar fërkimet e tokës dhe tubat vakum për të zvogëluar rezistencën ndaj ajrit, duke krijuar në këtë mënyrë transportin supersonik. CASIC po punon në një sistem që mund të drejtojë trena me një shpejtësi maksimale prej 1,000 km / h dhe dhe sipas teknologjive të studiuara ato mund të arrijnë shpejtësi deri në 4,000 km / orë në të ardhmen. Ata ka të ngjarë të përballen me shumë nga sfidat e njëjta që hasen nga firma të tjera të reja që kanë synuar zhvillimin e sistemeve Hyperloop bazuar në levëzimin magnetik. 

Shumë prej tyre nuk kanë zbuluar çështje rreth sigurisë së udhëtarëve dhe gjithashtu as prova të funksionimit të teknologjisë së re. Ideja Hyperloop u zbulua nga Elon Musk në vitin 2013, i cili në atë kohë tha se mund të transportonte udhëtarët 380 kilometra larg, nga Los Anxhelos në San Francisko në vetëm 30 minuta, gjysma e kohës që i duhet një avioni për të kryer një distancë të tillë fluturimi. Është në thelb një tub i gjatë të cilit i është hequr ajri për të krijuar një vakum. Tubi qëndron pezull me tokën për tu mbrojtur nga kushtet e vështira atmosferike por edhe nga ndonjë tërmet i mundshëm. 

 

Hiperloop Transport Technologies (HTT), një nga kompanitë që konkurrojnë për të bërë realitet vizionin e transportit futuristik të Elon Musk, zbuloi modelin e saj të parë të përmasave të mëdha, që mbante pasagjerë në Puerto de Santa Maria, Spanjë muajin e kaluar. Një projekt i tillë mund të bëhet realitet shumë shpejt duke filluar nga viti i ardhshëm, i cili do të përdoret për të transportuar pasagjerë me shpejtësi të përafërta supersonike deri në 760mph. 

Një tjetër firmë që konkurron për të bërë Hyperloop një realitet është Arrivo. Arrivo po punon me zyrtarët në Kolorado në një sistem të frymëzuar nga Hyperloop në qendër të qytetit Denver. Firma gjithashtu ka hyrë në një partneritet me një entitet investimesh shtetërore për të zhvilluar projekte në Kinë dhe në mbarë botën.


Më të lexuarat